Lajme

Arrestohet një burrë në Podujevë për dhṳnë në familje, i konfiskohet një ạrmë zjarri

Autori: Gazeta inFokus 11:00 | 27 August 2024

Një burrë është arrestuar në fshatin Livadicë të Podujevës, për veprat “Dhunë në familje dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”.

Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se personit të dyshuar i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri AK-47 dhe municion.

Tutje, personi i arrestuar më vendim të prokurorit është dërguar në qendër të mbajtjes.

-Advertisement-

Njoftimi i policisë:

“Në kuadër të veprimeve operative që po kryejn zyrtarët policor të Rajonit të Prishtinës, me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale,  nga zyrtarët e stacionit policor të Podujevës, është arrestuar një person i  dyshuar për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.

Arrestimi  është realizuar në fshatin Livadicë të Podujevës, pas raportimit të një rasti të dhunës në familje. Personit të dyshuar i është gjetur dhe sekuestruar: – një armë zjarri AK-47 dhe municion.

Ndaj personit të dyshuar në konsultim me prokurorin e shtetit, është iniciuar rast për veprat dhunë në familje dhe  mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.

Personi i arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendër të mbajtjes”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera