Lajme

Arrestohet një 51-vjeçar, dyshohet se i mashtroi rreth 420 qytetarë duke iu premtuar viza jashtë vendit

Autori: Gazeta inFokus 15:41 | 12 November 2021

Policia e Kosovës e ka arrestuar një 51 vjeçar në Prishtinë pasi i njëjti dyshohet se nga viti 2019, i ka mashtruar rreth 420 qytetarë duke u premtuar viza jashtë vendit.

Sipas policisë, i dyshuari përmes mashtrimit u ka marrë atyre shumë parash.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, 12 nëntor 2021 – Referuar dy rasteve të mashtrimit të raportuara gjatë këtij viti ( gjatë muajve të fundit), Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, respektivisht hetuesit rajonal, kanë ndërmarrë të gjitha masat policore në drejtim të hetimit, identifikimit, marrjes e përpunimit të informacioneve të rëndësishme që lidhen me rastet në fjalë:

Së këndejmi veprimet e lartcekura policore kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit:

• F.B.  51 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilin dyshohet me bazë të jetë përfshirë në kryerjen e rasteve të mashtrimeve që po hetohen nga ana e policisë.

Mbështetur në rezultatet e para të hetimit, policia ka  ngritur dyshimin e bazuar se mashtrimet mund të kenë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë  të gjatë kohore (që nga viti 2019) dhe dyshohet se numri i personave të mashtruar nga i dyshuari mund të jetë rreth 420, të cilëve  i dyshuari përmes mashtrimit u ka marrë, shuma parash duke ju premruar viza pune jashtë vendit.

Personi i dyshuar me vendim të prokurorit është  dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit rajonal po kryejn veprimet e nevojshme policore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera