Lajme

Arrestohet një 20 vjeçar në Prishtinë, policia i konfiskon armë dhe municion

Autori: Gazeta inFokus 16:17 | 02 February 2022

Policia e Kosovës në rajonin e Prishtinës pas hetimeve paraprake dhe pas sigurimit të urdhëresës për kontroll, sot më 02.02.2022, në ora 07:00, njësitet përkatëse policore kanë realizuar një kontroll në fshatin Morinë të Gjakovës, nën dyshimin e posedimit të armëve.

“Njësitet policore kufitare gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit: L.J., (viti i lindjes 2002, mashkull kosovar) kanë gjetur dhe sekuestruar:

• Një pushkë atematike cal-7.62mm,

-Advertisement-

• Një AK-47 cal-7.62mm,

• Tre karikatorë,

• 127 copë fishekë cal-7.62mm

• Uniformë ushtarake

Lidhur me gjetjen e provave është njoftuar prokurori kujdestar”, thuhet në njoftim.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘Import eksport. Furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e armeve’.

I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit dhe pas intervistimit me aktvendim nga prokurori, i dyshuari është dërguar në ndalim për 48 orë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera