Arrestohet në Shkup personi që dyshohet se planifikoi vendosjen e bombave në shkolla

Autori: Gazeta inFokus
14:18 | 03 November 2022
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar të enjten se ka ndaluar një person, i cili dyshohet për kërcënime për vendosjen e bombave në shkolla të mesme.
“Personi me inicialet N.N është marrë në bisedë informative ndërsa në koordinim me Prokurorinë Publike, është bastisur shtëpia e tij, pas ndalimit bazuar në dyshimit për lidhje me kërcënimet për vendosjen e bombave në shkollat e mesme në Shkup”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas, Ministrisë së Punëve të Brendshme gjatë kontrolleve policore janë sekuestruar gjësende që do t’i nënshtrohen ekspertizës gjyqësore pa saktësuar se për çfarë materiali bëhet fjalë.
Rasti po hetohet nga prokuroria, ku më pas do të vendoset nëse ka bazë për ndjekje penale.
Shkollat e mesme në Shkup gjatë kësaj kohe kanë marrë në adresat e tyre elektronike kërcënime për vendosje të bombave, gjë që ka shkaktuar panik dhe evakuim të nxënësve dhe personelit të shkollave.
Nëntë kërcënime për vendosje bombash janë denoncuar vetëm gjatë ditës së hënë.
Pas kontrolleve të njësiteve antiterroriste të policisë është konstatuar se bëhet fjalë për raporte të rreme.
Lidhur me rastin e ndalimit e personit, ka reaguar një platformë internet me emrin “Conservative.mk”, e cila njoftoi se personi që është marrë në pyetje nga policia është anëtari i saj, Nikolla Nikollovski, për të cilin pretendojnë se është arrestuar padrejtësisht.
“Paaftësia e MPB-së dhe e pushtetit rezultoi me arrestimin e personave të pafajshëm”, thuhet në reagimin e platformës.
Sipas tyre, “ky është një sulm klasik ndaj lirisë së fjalës, demokracisë dhe një mënyrë e presionit për të shtypur disidentët”.
Në përshkrimin e punës së platformës “Konservativ.mk”, të publikuar në faqen e tyre, thuhet se është një lëvizje, angazhimet kryesore të së cilës janë demokracia, tregu i lirë, mjedisi i shëndetshëm, si dhe konservatorizmi si ideologji dhe liberalizmi klasik si orientimet e djathta ose të qendrës së djathtë.
Në profilin e Facebook-ut të platformës “Koznervativ.mk”, ndër të tjera mund të shihen postime të disa muajve më parë ku i bëhet thirrje Qeverisë që të refuzojë propozimin francez dhe të mbështesë protestën e organizuar nga VMRO-DPMNE, më 5 korrik.
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski më herët pati deklaruar se nuk përjashtohet mundësia e siç ka thënë “lojërave politike”, apo edhe e ndonjë sulmi kibernetik, siç ishte edhe rasti me sulmin ndaj faqes së internetit të ministrisë së Arsimit.
Spasovski tha se tashmë kanë arritur deri tek informacionet e para se prej ku janë dërguar e-mailet me alarme për vendosje bombash në adresë të shkollave të mesme.
“Më e rëndësishmja është që të arrijmë të zbulojmë të gjitha IP adresat prej ku vjen ky akt monstruoz, pa dallim nëse bëhet fjalë për sulm kibernetik mbi Maqedoninë e Veriut ose për lojëra politike, si një prej supozimeve. Pa dallim se për çfarë bëhet fjalë, askush nuk duhet të lejojë që të luajë me fatin e fëmijëve dhe të gjithë ne. Kjo është një temë e ndjeshme dhe pa marrë parasysh se kush i porositë të gjitha këto, duhet ta dini se nuk mund bëhen lojëra me sistemin dhe qytetarët”, ka deklaruar ai/REL

Të tjera
-
Deliu: Gjykata Kushtetuese foli – rendi i ditës nuk mund të ndryshohet sipas qejfit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka thënë se G...
-
“Ti je këtu si deputet, jo me na mbajt ligjërata” – Dakaj i reagon ashpër deputetit Kraki
Në emisionin Debat Plus është diskutuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese për af...
-
LDK për vendimin e Kushtetueses: Grupi më i madh nuk mund ta bllokojë Kuvendin, votimi duhet të jetë i hapur
Lidhja Demokratike e Kosovës ka mirëpritur aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese...
-
Hasani: Gjykata konfirmoi se votimi i fshehtë është jokushtetues – afati 30 ditësh pak i çuditshëm
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, aktualisht profesor i së Drej...
-
Zja*rri në një ndërtesë në Prishtinë, policia jep detaje
Policia e Kosovës është deklaruar mbi shpërthimin e një zjarri në Emshir të P...
-
Aksident në Vitomiricë të Pejës, shtatë persona të lënduar
Shtatë persona kanë marrë lëndime trupore në një aksident trafiku mes dy vetu...
-
“Bllokuesi nuk kalon”, Haziri reagon pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për situatën në Kuvend
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka shkruar pas...
-
Bajrami për vendimin e Kushtetueses: Çka ndodh nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda 30 ditëve?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka komentu...
-
Dy të lënduar nga aksidenti në Sllovi të Lipjanit
Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në Sllovi të Lipjanit. L...
-
VV: Faton Peci kandidat për kryetar të Mitrovicës, ishte një nga ministrat më të suksesshëm duke sjellë reforma në bujqësi
Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar Faton Pecin si kandidat për kryetar të Mi...
-
Krasniqi pas vendimit të Kushtetueses: Aktgjykimi të zbatohet menjëherë – t’i japim epilog konstituimit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se me vendimin e sotëm, Gjykata K...
-
Murati pas vendimit të Kushtetueses: Votimi i fshehtë lejohet – s’ka nevojë të pritet 30 ditë
Ministri në detyrë i Financave dhe deputeti Hekuran Murati, e ka komentuar ve...