Lajme

Arrestohet në Merdare shtetasi i Maqedonisë i cili dyshohet kontrabandim me migrantë

Autori: Gazeta inFokus 16:04 | 13 April 2023

Ditën e sotme, Policia e Kosovës në pikën kalimin kufitare në Merdarë ka arrestuar shtetasin e Maqedonisë A.B., i cili ishte vënë në kërkim policor nga hetuesit e stacionit policor të Vitisë.

“I dyshuari nga hetuesit policorë kërkohej me dyshimin se i njëjti me datën 08.04.2023 nga viktima (mashkull Kosovar) kishte pranuar një shumë të konsiderueshme të hollash me premtimin se do të i mundësonte udhëtimin në një shtetet të Evropës”, thuhet nw njoftimin e policisë.

Sipas policisë, pas arrestimit i dyshuari është sjellë në stacionin policor Viti ku është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

-Advertisement-

Prokurori i shtetit ndaj këtij të dyshuari ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë për veprën penale “Kontrabandim me migrantë”, dhe rasti do të dërgohet në prokurorinë themelore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera