Lajme

Arrestohet në Lipjan kosovari i kërkuar nga Gjermania për mashtrim me taksa

Autori: Gazeta inFokus 21:33 | 10 July 2022

Pas mesnatës së 9 korrikut, Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Interpoli, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet thonë se i dyshuari është kapur në rrugën “Ibrahim Rugova”, në Lipjan, derisa një njësi policore po patrullonte.

Personi i arrestuar është H.Q., 55-vjeçar nga fshati Kraishtë i Lipjanit,  po kërkohej nga Gjermania, pasi dyshohet se u ka dhënë autoriteteve atje të dhëna të pasakta ose jo të plota për çështjet që lidhen me taksat.

-Advertisement-

Siç mëson Gazeta, pasi i dyshuari është prangosur, Prokurori i Shtetit ka lëshuar urdhër për ndalimin e tij dhe i njëjti është dërguar në Qendrën e Mbajtjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera