Lajme

Arrestohet në Korçë i dyshuari që dọgjἴ me benzinë ish-gruan e tij

Autori: Gazeta inFokus 13:11 | 03 October 2024

Pas një muaji kërkime intensive ëshë lokalizuar dhe arrestuar Bledar Trëndafili, i cili dogji me benzinë ish-bashkëshorten e tij Melisën.

Autori i dyshuar u kap në qytetin e Korçës, ndërsa prej 1 muaji iu fsheh policisë pas kryerjes së aktit të rëndë, shkruan abcnews.

Ngjarja ndodhi pasditen e datës 31 gushtit, në lagjen 2 të qytetit, ku i dyshuari i hodhi benzinë ish-bashkëshortes dhe i vuri flakën.

-Advertisement-

Prej asaj dite, policia ka patur kontakte me familjarë e të njohur, ndërsa kërkimet u shtrinë edhe në kryeqytet, por ai u kap pak minuta më parë në Korçë.

Sipas burimeve të mediumit shqiptar, autori ka qëndruar i fshehur në zona të ndryshme të qarkut, ndërsa sot është kthyer në lagjen 4, atje ku u kap menjëherë nga forcat e policisë.

Burimet konfirmojnë se deri më tani, autori i dyshuar i krimit në Korçë nuk ka deklaruar asgjë para uniformave blu.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera