Lajme

Arrestohet në Holandë shqiptari i dënuar me 25 vite burg, pritet ekstradimi

Autori: Gazeta inFokus 15:22 | 14 August 2017

Arrestohet në Roterdam Hektor Mahmutaj i dënuar me 25 vite burg për vrasje.

Arrestimi i Mahmutaj është bërë nga policia holandeze në afërsi të Roterdamit.

Ai është dënuar në mungesë me 25 vite burg për vrasjen e një bariu në një fshat të Fierit.

-Advertisement-

Hektor Mahmutaj është një emër i njohur, pasi prej disa vitesh jetonte duke u fshehur në Angli, por u zbulua pas denoncimit të ish-gruas për një armë pa leje, ndërsa shmangu ekstradimin.

Tashmë pritet kërkesa nga Shqipëria drejt Holandës për të bërë ekstradimin e tij me qëllim vuajtjen e dënimit për vrasjen e bariut në Fier.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera