Lajme

Arrestohet ish kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici

Autori: Gazeta inFokus 18:48 | 24 June 2023

Ish kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici është arrestuar sot nën akuzën e korrupsionit. Mësohet se arrestimi vjen me urdhër të SPAK. Kryetari i rkonfirmuar nga zgjedhjet e 14 Majit për bashkinë Kukës dha dorëheqjen pas publikimit të një videoje duke kryer marrëdhënie intime me një vajzë në zyrë.

Menjëherë pas publikimit të videos, SPAK nisi hetimet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Gjici hodhi akuza ndaj kundërshtarëve politike duke thënë se e kanë futur në kurth pasi nuk e mposhtën dot në zgjedhjet lokale të 14 majit./abcnews.al

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera