Lajme

Arrestohet inspektori i ATK-së, dyshohet për keqpërdorim të detyrës

Autori: Gazeta inFokus 11:41 | 24 October 2018

Një inspektor në Administratën Tatimorë te Kosovës është arrestuar të martën pasi dyshohet për keqpërdorim të pozitës, shkruan Gazeta inFokus.

Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për medie.

Në komunikate thuhet se inspektori që nga rajoni i Ferizajt.

-Advertisement-

“Policia e Kosovës, respektivisht hetuesit policor kundër krimit ekonomik dhe korrupsionit përmes masave të fshehta të vëzhgimit pas një pune të gjatë hetimore dhe profesionale me datë 23.10.2018 kanë arrestuar nje person të dyshuar (inspektor në ATK-se) nga rajoni i Ferizajt, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtare” nga neni 422 i kodit penal të Republikës se Kosovës.”, thuhet në raport.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se inspektori dyshohet se gjatë 2 viteve të fundit ka ushtruar ndikim në bizneset e Ferizajt.

“Personi i arrestuar dyshohej që duke keqpërdorur pozitën apo autoritetin zyrtar gjatë periudhës kohore 2016-2018, ka ushtruar ndikim në biznese të ndryshme të rajonit të Ferizajt. Lidhur me ketë rast njësitet relevante policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore, ku me autorizim te prokurorit kompetent të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.”, thuhet në komunikate./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera