Lajme

Arrestohet i riu në Serbi, akuzohet se planifikoi vrasjen e Aleksandar Vuçiq

Autori: Gazeta inFokus 21:56 | 28 March 2022

Policia serbe ka arrestuar të dyshuarin, Dragan.V., pasi që partnerja e denoncoi për dhunë në familje dhe planifikim të vrasjes së presidenti të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia ka gjetur dy pistoleta, rreth 200 copë fishekë, gjashtë thika dhe një laptop, raporton Tanjug.

Poashtu u tha se I njëjti është marrë në pyetje nga Prokuroria e Lartë Publike në Beograd, ku ka deklaruar se arma e gjetur nga policia është e babait të tij të ndjerë e poashtu ka mohuar akuzat e partneres së tij se kishte planifikuar vrasjen e presidentit serb.

-Advertisement-

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e arrestit.

Ai akuzohet për veprën penale: Prodhim, mbajtje dhe trafikim i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse, për të cilën mund të dënohet deri në 12 vjet burgim.

I arrestuari në këtë rast raportohet se është pjesëtar i sigurimit të njërit prej liderëve të opozitës serbe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera