Lajme

Arrestohet i dyshuari për aksident me fatalitet

Autori: Gazeta inFokus 10:53 | 05 August 2024

Policia e Kosovës nga rajoni i Pejës ka arrestuar shoferin e një motoçiklete, i cili dyshohet se kishte shkaktuar aksident me fatalitet. Ai dyshohet se ishte shkaktar që pasagjeri që ishte me të ka humbur jetën për shkak të moskujdesjes së tij.

“Me datë 03.08.2024, rreth orës 15:30, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Shtupeq i madh-Rugovё. Nё kёtё aksident ishte e pёrfshirё njё motoçikletё (4 rrotёshe), nё tё cilёn ishin dy (2) persona, motoçikleta ishte rrokullisur dhe si pasojё njё person ka vdekur ne vendin e ngjarjёs kёtё e ka konfirmuar ekipi mjekёsor, ndёrsa personi tjetёr ka pёsuar lëndime trupore”, njofton policia.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet kompetente të Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor dhe Prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar qё trupi i pajetё i viktimёs tё dërgohet ne Institutin e Mjekësisë Ligjore nё Prishtinё pёr obduksion.

-Advertisement-

“Fillimisht sipas deklarimit tё personit tё lënduar vozitёs ishte viktima e aksidentit, pas hetimit me datё 04.08.2024 gjatё intervistimit ёshtё konstatuar se vozitёs ishte personi i lënduar tani i dyshuar pёr kёtё aksident. Pas intervistimit nga hetuesit i dyshuari me urdhёr tё prokurorit tё shtetit dёrgohet nё mbajtje pёr 48 orё”, njofton Policia e Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera