Lajme

Arrestohet hajni i Xhamisë së Milloshevës

Autori: Gazeta inFokus 12:40 | 24 October 2018

Hajnat nuk po kursejnë as Institucionet fetare në vend.

Të dielën një e tillë ishte cak i tyre, shkruan Gazeta Infokus.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në xhaminë e fshatit Milloshevë të Obiliqit një person ka hyre brenda duke vjedhur tre mikrofon.

-Advertisement-

I dyshuari ka tentuar të thyej edhe kasafortën.

“Fshati Milloshevë, Obiliq 20.10.2018-16:00. Është identifikuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili dyshohet se me datën e lartcekur kishte depërtuar me forcë brenda në xhamin e fshatit dhe kishte vjedhur tre mikrofona si dhe kishte tentuar ta thyente kasafortën.”, thuhet në raport.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në paraburgim.

Ai kishte edhe disa rast të tjera të vjedhjeve në rajonin e Mitrovicës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera