Lajme

Arrestohet “grabitësi” i kuletave në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 21:36 | 08 April 2020

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për vjedhje të kuletës, shkruan gazeta inFokus. Personi në fjalë dyshohet se i kishte vjedhur kuletën një gruaje e cila po nxirrte para nga bankomati.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës, sipas të cilëve personi i dyshuar kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

“Lidhur me rastin, Policia e Kosovës e ka ndermarr veprime të menjëhershme hetimore dheoperacionale dhe ka arritur që ta identifikoj dhe ndaloj personin e dyshuar F.B mashkull/kosovar i cili është dërguar në stacion policor për t’iu nënshtruar procedurave ligjore”, thuhet në njoftimin e Policisë./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Ky është njoftimi i plotë i plotë i policisë:

Policia e Kosovës arreston një person të dyshuar për veprën penale ‘vjedhje grabitqare’

Policia e Kosovës me datë 08.04.2020 ka pranuar informacione për kryerje të një grabitje në Prishtinë.

Pas pranimit të informacioneve për kryerjen e një grabitje, Policia e Kosovës ka dalur në vendngjarje ku ka kontaktuar me ankuesen (femër) e cila deklaron se përderisa ishte duke tërhequr disa të holla nga një bankomat, një person i dyshuar i kishte grabitur nga dora kuletën me para dhe i njëjti kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

Rasti është kompletuar dhe ndaj të dyshuarit me urdhër të prokurorit kompetent është inicuar procedurë e rregullt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera