Lajme

Arrestohet gjilanasi, i asistoi një qytetari të kalonte testin për patentë shoferë

Autori: Gazeta inFokus 09:21 | 03 February 2023

Një burrë në Gjilan është arrestuar pasi dyshohet të ketë keqpërdorur detyrën zyrtare duke i asistuar një qytetar në testin për patentë shoferë.

Sipas policisë janë sekuestruar disa pajisje që dyshohet se shërbejnë për kryerjen e testit, shkruan Gazeta Infokus.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

“02.02.2023 – 10:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur duke asistuar dëshmitarin mashkull kosovar i cili iu ka nënshtruar testit për patentë shofer. Janë sekuestruar për procedura të mëtutjeshme hetimore disa pajisje që dyshohet se shërbejnë për  kryerjen e testit.  Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera