Arrestohet gjakovari, kishte fshehur kokainën në oborrin e tij
Autori: Gazeta inFokus 09:58 | 01 May 2022
Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, njësia në Gjakovë pas hetimeve disa mujore ka arritur që të identifikoj dhe kuptoj se një person i dyshuar në vende të ndryshme të oborrit të tij është duke fshehur substancë të dyshuar narkotike. Sipas të dhënave policore personi i dyshuar ka qenë i arrestuar edhe më parë (me datën 3 mars 2022) nga Policia e Kosovës.
Në vazhdën e hetimeve nga autoritete e antidrogës mbrëmë në ora 23.10 me urdhër nga organet kompetente të drejtësisë në Gjakovë, Policia e Kosovës ka realizuar një operacion bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse pronë e të dyshuarit të lartcekur dhe ka zbuluar se i dyshuari në vende të ndryshme, përmes metodave të ndryshme ishte duke fshehur substancë të dyshuar narkotike e llojit kokainë, e cila dyshohet se përdorej kryesisht për shitje apo konsum të brendshëm.
“Gjatë bastisjes në cilësinë e provave materiale në vende të ndryshme në oborr janë gjetur dhe konfiskuar:
Në gilinderat e oborrit janë gjetur të kapur me magnet, një paketim i plastikes që shërben për paketimin e vitaminave me mbishkrimin “Ca + vit C”, brenda të cilit kishte katër (4) dozatë mbushura me substancë në formë pluhuri ngjyrë e bardhë që dyshohet të jetë narkotik i llojit kokainë.
Po ashtu, gjatë kontrollit nëpër oborr të shtëpisë, përkatësisht brenda ullukut që shërben për shkarkimin e ujërave atmosferik të shtëpisë, janë gjetur gjashtë (6) paketime të plastikesqë shërbejnë për paketimin e vitaminave (magnesium) të markës “Heilusan” të cilat kishin të vendosura magnet, brenda të cilave kishte 225 doza, të mbushura me substancë në formë pluhuri ngjyrë e bardhë që dyshohet të jetë narkotik i llojit kokainë.
Një (1) automjet i tipit Ford me targa vendore, një (1) telefon dhe para kesh”, njofton policia.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe i dyshuari është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore.
Të tjera
-
Nenad Rashiq i indinjuar që serbët autentikë të Kosovës janë ende jashtë procesit të dialogut
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka thënë se nuk pret asgjë ...
-
Çitaku: Për ata që po ngrisin pikëpyetje, Mitrovica e Jugut është komuna e parë për numrin e premtimeve të realizuara
Pas një aksioni të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicën e Jugut...
-
Tensionohet situata në Shqipëri, protestuesit konfrontohen me policinë
Ka patur tensione të forta në sheshin “Willson” mes protestusve dhe policisë....
-
“Bajrami ka “avulluar” 2.5 milionë kg grurë nga rezervat shtetërore”, deputetja e LDK’së – Bajqinovcit: A ka njeri normal që të beson?
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar sot ndaj postimit të deputetit...
-
30 ditë paraburgim ndaj tre serbëve që provokuan në Deçan
Ne Gjykaten Themelore në Pejë – Dega në Deçan sot është mbajtur seanca për ca...
-
Dy shqiptare kapen me 30 kg marihuanë në kufirin greko-shqiptar
Dy gra shqiptare janë kapur duke trafikuar një sasi të madhe droge nga Shqipë...
-
Profesori i gazetarisë e quan “mafiozitet editorial” lajmin e rremë të publikuar nga RTK-ja
Profesori universitar i gazetarisë, Milazim Krasniqi, e ka quajtur “mafiozite...
-
VV: Komuna e Prishtinës ka lidhur 114 kontrata njëburimore në vitet 2021-2024
Debati për kontratat njëburimore mes VV-së dhe LDK-së, është intensifikuar. ...
-
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më ktheve në të kaluarën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është pyetur nga Hardtalk i BBC-së, n...
-
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Nikolla nga Mitrovica e Veriut beson se pjesëtarët e komunitetit serb në Koso...
-
KFOR-i patrullon në malet e Zubin Potokut
Ushtarët letonezë, të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR...
-
Bajqinovci: Hykmetes iu paskan avullu edhe 2.5 milionë kg grurë nga rezervat shtetërore
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, MefaIL Bajqinobvi, ka thënë se tashmë nuk k...