Rozë

Arrestohet djali i aktorit Jean-Claude Van Damme, akuza që rëndon ndaj tij

Autori: Gazeta inFokus 16:02 | 14 September 2017

Arrestohet djali i aktorit Jean-Claude Van Damme. Nicholas Van Varenberg 21 vjeç, djali i aktorit të njohu dhe kampionit të arteve marciale, u arrestua për shkak se sulmoi dhe rrahu një fqinjin e tij.

I riu u arrestua më 10 shtator, pasi fqinjët telefonuan policinë, për shkak të zhurmave dhe shqetësimeve që shkaktonte në mes të natës.

Agjentët e policisë hynë në apartamentin e tij në Tempe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku jetonte me një djalë tjetër.

-Advertisement-

Aty gjetën edhe njolla gjaku, ndërsa një fqinj e akuzoi për dhunë.

Nicholas, sipas mediave amerikane u kap me lëndë narkotike, duke bërë që të vihet në pranga edhe për dhunën ndaj fqinjit.

Tashmë ai ndodhet në burg në pritje të procesit gjyqësor dhe deri më tani askush nga familja, nuk ka paguar për ta liruar me kusht. 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera