Lajme

Arrestohet autori i plagosjes së trefishtë në Shkodër

Autori: Gazeta inFokus 22:25 | 07 April 2023

Policia e Shkodrës në Shqipëri ka vënë në pranga autorin e plagosjes së trefishtë të premten në Shkodër.

Falë negociatave me familjarët e shtetasit A. H., u bë e mundur që rreth orës 20:00, ky shtetas të vetëdorëzohej në Komisariatin e Policisë Shkodër, për veprime të mëtejshme procedurale.

H. plagosi me thikë bashkëmoshatarët e tij, shtetasit K. H., E. T. dhe Xh. P. Ky i fundit ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, ndërsa dy shtetasit e tjerë, pas ndihmës mjekësore janë liruar në shtëpi. /euronews.al

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera