Lajme

Arrestohet ambasadori i Britanisë në Iran

Autori: Gazeta inFokus 22:44 | 11 January 2020

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Iran është arrestuar gjatë protestave në Teheran gjatë natës së sotme, njoftoi agjencia gjysmë zyrtare e Iranit, Tasnim.

Rob Macaire ishte i pranishëm gjatë protestave të së shtunës përpara Universitetit Amir Kabir të Teheranit dhe aty u arrestua, thuhet në raportin e Tasnim.

Ai u emërua në rolin e Ambasadorit në Prill 2018, duke zëvendësuar Nicholas Hopton.

-Advertisement-

Iranianët janë mbledhur në rrugët e Teheranit për të kërkuar dorëheqjen e Ayatollah Seyed Ali Khamenei, pasi regjimi pranoi se kishte qëlluar gabimisht një aeroplan civilësh.

Turma të zemëruara u mblodhën sonte në të paktën në katër lokacione në Teheran, duke brohoritur ‘vdekje për gënjeshtarët’ dhe duke bërë thirrje që udhëheqësi suprem i vendit të hiqte dorë nga gabimi tragjik ushtarak.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera