Lajme

Arrestohet 56-vjeçari në Prishtinë, mashtroi një person duke ia marrë 30 mijë euro për rregullim të dokumenteve

Autori: Gazeta inFokus 17:49 | 15 September 2023

Një person është arrestuar këtë të premte nga njësitet policore të stacionit Qendra në Prishtinë, pasi dyshohet për mashtrim.

Policia njofton se mbështetur në rezultatet e para të hetimit, ka ngritur dyshimin e bazuar se personi i arrestuar ka marrë nga ankuesi shuma të ndryshme parash për rregullim të dokumenteve (vlera e përafërt arrin deri në 30 mijë euro).

“Dyshohet se mashtrimi mund të ketë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë të gjatë kohore që nga viti 2021”, thuhet në komunikatën për media.

-Advertisement-

Hetuesit policorë bëhet e ditur se po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale.

“Personi i dyshuar T. V  mashkull 56 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera