Lajme

Arrestohet 32-vjeçari në Janjevë, i gjendet një revole dhe 48 fishekë

Autori: Gazeta inFokus 21:22 | 15 October 2022

Një 32-vjeçar me inicialet Q.G., është arrestuar pas një rasti të kanosjes në nënstacionin policor të Janjevës, mbrëmjen e së premtes.

Pas arrestimit të tij, policia i ka sekuestruar një revole dhe 48 copë fishekë.

Pas intervistimit, i njëjti është proceduar më tej nën dyshimet për veprat “Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

-Advertisement-

“Ndërkohë që policia ka punuar në ndriçimin e rrethanave të rastit ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin;
Q. G, mashkull 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
i cili sot më datë 15.10.2022, është intervistuar nga ana e policisë dhe me urdhër të prokurorit të shtetit i njëjti është proceduar më tej nën dyshimet për veprat Kanosje dhe armëmbajtje pa leje.
Në të njëjtën kohë polica ka sekuestruar një armë zjarri:
– Revole, si dhe
– dyzet e tetë (48) copë fishekë”, njofton policia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera