Lajme

Arrestohet 27 vjeçari në Prizren, dyshohet për dhunim

Autori: Gazeta inFokus 15:51 | 08 November 2022

Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën ka arrestuar një burrë në Prizren pasi dyshohet për dhunim, shkruan Gazeta Infokus.

Siç njofton policia të dyshuarit i është caktuar paraburgim prej 30 ditësh.

“ Me datë 07 Nëntor  2022, rreth orës 14:00 Njësiti për realizimin e urdhëresave të gjykatës të Stacionit Policor Prizren , ka lokalizuar dhe ka arrestuar personin O. G (27 vjeçar) nga Prizreni, i kërkuar me urdhër arrest të gjykatës për veprën penale  “Dhunimi “. Pas arrestimit  të personit të kërkuar ai është dërguar para gjyqtarit kompetent , Gjykata  ka caktuar masën e paraburgimit për 30 ditë për të dyshuarin”, thuhet në njoftimin e policisë.

-Advertisement-

Ndryshe kanë bërë të ditur se i njëjti është përcjell për në burgun e Prishtinës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera