Lajme

Arrestohet 19-vjeçari në Ferizaj, ishte i kërkuar për dhunim

Autori: Gazeta inFokus 14:56 | 21 January 2023

Policia ka arrestuar sot një 19-vjeçar në pikën kufitare në Glloboçicë pasi ishte i kërkuar me udhëresë të gjykatës.

19-vjeçari ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Dhunimi’’ me dënim burgimi prej 1 vit e 6 muaj.

Siç bën të ditur policia nëpërmjet një kumtese pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

-Advertisement-

“Sot, në ora 14:00 në pikën kufitare në Glloboçicë është ndaluar e më pas nga policët e stacionit në Ferizaj është arrestuar personi i kërkuar me urdhëresë të gjykatës  A.V (M/K) i moshës 19 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Dhunimi’’ me dënim burgimi prej 1 vit e 6 muaj.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje  të dënimit. Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera