Lajme

Arrestohen zyrtarët në Deçan, lejuan kalimin ilegal të kamionit me dru

Autori: Gazeta inFokus 09:41 | 20 November 2021

Dy zyrtarë të Agjensionit të Pyjeve të Kosovës janë arrestuar pasi të njëjtit dyshohet se nuk kanë ndërmarrë veprim në kalimin ilegalisht të një kamioni të ngarkuar me dru.

Rasti ka ndodhur te Laura 1 në Grykë të Deçanit.

Sipas njoftimit të Policisë, drutë (rreth 12 m³) janë sekuestruar dhe dërguar në depon e Parkut Kombëtar në Deçan.

-Advertisement-

“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje” thuhet në njoftim të policisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera