Lajme

Arrestohen tre persona në Podujevë

Autori: Gazeta inFokus 22:08 | 07 November 2021

Tre persona janë arrestuar në Podujevë, pasi tek të njëjtit gjatë kontrollit është gjetur substancë narkotike.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh, derisa të dyshuarit më pas janë liruar.

Podujevë 06.11.2021 – 03:25. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar pasi që gjatë kontrollit tek te njëjtit u janë gjetur dhe sekuestruar dy pako mbështjellëse, 1.51 gram substancë të dyshuar narkotike dhe një makinë për bluarje. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së.

-Advertisement-

Duhet theksuar se disa raste kanë ndodhur këtë javë, kur është konfiskuar sasi të substancave narkotike, ndërkohë që janë shoqëruar në stacion policor disa persona.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera