Lajme

Arrestohen tre persona në Hajvali

Autori: Gazeta inFokus 16:12 | 29 March 2018

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona si të dyshuar për grabitje të armatosur në Hajvali.

Të mërkurën është arrestuar njëri prej tyre, ndërsa të enjten janë arrestuar edhe dy të tjerë, shkruan Infokusi.

Rasti ka ndodhur në një shtëpi, ku viktimës nën kërcënimin e armës nga persona të armatosur dhe maskuar i janë marrë para të gatshme, njofton Policia.

-Advertisement-

Përveç këtyre, Policia e Kosovës ka bastisur një lokacion ku kanë konfiskuar: një pistoletë Ecol Special  e kal. 9mm, një karikator dhe dy fishekë.

Personat e arrestuar me urdhër të prokurorit janë dërguar në qendrën rajonale të mbajtjes në Prishtinë. /INFOKUSI.COM/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera