Arrestohen tre mjekë në Prizren, reagojnë kolegët e tyre: Njollosja e padrejtë cenon besimin në profesionin e mjekëve
Autori: Gazeta inFokus 20:20 | 28 June 2023
Shoqata e Obstetërve dhe Gjinekologëve të Kosovës ka reaguar për arrestimin e tre mjekëve të Spitalit Rajonal të Prizrenit, në lidhje me rastin e djeshëm të vdekjes së një bebeje menjëherë pas lindjes.
Kjo shoqatë u ka dërguar letër publike ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, atij të Shëndetësisë, Arben Vitia, të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pastaj Besim Kelmendit, UD Kryeprokuror i Shtetit, si dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.
“Po ju shkruajmë për të shprehur shqetësimin dhe protestën tonë të thellë lidhur me arrestimin e tre mjekëve të nderuar të Spitalit të Prizrenit. Fillimisht shprehim keqardhjen dhe empatinë tonë më të thellë me pacienten dhe familjen e saj. Fatkeqësisht, ngjarje të tilla ndodhin dhe në mjekësi shpeshherë ka zhvillime të gjendjes klinike të pacientëve që mund të kenë edhe përfundim fatal. Për fat të keq, vdekje të tilla ndodhin edhe në vendet me sisteme shumë të mira shëndetësore, por mjekët nuk arrestohen”, thuhet mes tjerash në letrën e tyre.
Shoqata e Obstetërve dhe Gjinekologëve të Kosovës thonë se lajmi për arrestimin e tyre nën akuzat për “trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor” “ka tronditur komunitetin mjekësor dhe ka ngjallur zemërim tek individë të shumtë që besojnë në përkushtimin dhe profesionalizmin e mjekëve”.
Kolegët e mjekëve të arrestuar thonë se gjatë gjithë karrierës së tyre, “ata i kanë shërbyer me zell komunitetit, duke shpëtuar jetë të panumërta dhe duke ofruar kujdes për ata që kanë nevojë. Puna e tyre ka qenë një dëshmi e ekspertizës, profesionalizmit dhe standardeve të tyre etike”.
Ata po ashtu kanë kërkuar që të kryhet një hetim i drejtë dhe i paanshëm për të shqyrtuar plotësisht akuzat.
“Njollosja e padrejtë e reputacionit dhe e karrierës së këtyre profesionistëve të nderuar, pa shqyrtimin paraprak të rrjedhës së ngjarjeve, krijon një precedent të rrezikshëm që cenon besimin e publikut në profesionin e mjekësisë”, thonë nga Shoqata e Obstetërve dhe Gjinekologëve të Kosovës.
Shoqata tha në fund se mbesin me shpresë se drejtësia do të mbizotërojë dhe se reputacioni e karriera e këtyre mjekëve do të rikthehet.
Të tjera
-
“Fitorja e Ukrainës varet nga SHBA”, Zelensky pas takimit me Blinken: Ndikojnë edhe partnerët e tjerë
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se plani i Ukrainës për të mposh...
-
Nis verifikimi nëse ka fëmijë që nuk jetojnë në Kosovë e i marrin shtesat
Proces verifikues për prindër që përfitojnë nga shtesa për fëmijë, ka nisur M...
-
Policia shkatërron sot armët e konfiskuara gjatë aksioneve
Policia e Kosovës sot do të organizojë shkatërrimin e armëve të konfiskuara g...
-
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare. Në rend dite janë 29 pika, përf...
-
Maqedonci: Sa kohë Radoiçiq është i lirë, veriu nuk është i qetë
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci n ka thënë se perderisa kreu i grupit të ...
-
Mot me diell dhe vranësira
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me...
-
Mbi 67 milionë njerëz e shikuan debatin Trump – Harris
Debati i parë presidencial midis Zv.Presidentes amerikane, Kamala Harris dhe ...
-
“Më mirë vonë se kurrë”, Hoxha për deklaratën e Konjufcës: Është filozof
Avokati dhe ish-zëvendësministri i Brendshëm, Valdet Hoxha ka reaguar lidhur ...
-
Thurte elozhe për Rikallon e dënuar për korrupsion, kush është njeriu që Qeveria e emëroi kryeshef të AUV-it
Qeveria Kurti ka marrë vendim sot për emërimin e Bekim Hoxhës, kryeshef i Agj...
-
Kurti takon ekipin Paralimpik të Kosovës: Angazhimi institucional është thelbësor në rritjen dhe zhvillimin e këtij sporti
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskr...
-
Fatos Nano përsëri probleme me shëndetin, përfundon në spital
Ish kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano ka përfunduar sërish në spital prej ...
-
Osmani: Duhet të forcojmë mbrojtjen shkaku i Serbisë
Rusia dëshiron të “hapë një front të ri kundër Perëndimit” duke destabilizuar...