Lajme

Arrestohen tre grabitësit e armatosur, në Pejë

Autori: Gazeta inFokus 14:15 | 20 October 2020

Më 12 shtator të këtij viti, rreth orës 21:40, Policia e Kosovës është njoftuar nga viktima mashkull se në fshatin Vitomiricё të Pejёs, në një pompё tё derivatesh kishte ndodhur një rast “grabitje”.

Sipas viktimës tre persona të maskuar dhe të armatosur kishin hyrë në lokalin e tij dhe nёn kёrcenimin e armёs kishin grabitur të holla (pazarin ditor).

Gjatë hetimeve intensive të zhvilluara nga hetuesit e Sektorit rajonal për hetime, fillimisht e kishin identifikuar veturën e cila dyshohet se ishte përdorur në këtë rast dhe më 19.10.2020, Policia e Kosovës ka arritur të arrestonte tё dyshuarit: Z.V., lindur me 2001, D.K., lindur me 2001 dhe B.P., lindur me 1990.

-Advertisement-

Te personat e dyshuar ёshtё gjetur dhe është konfiskuar arma, e cila dyshohet se ёshtё përdorur në këtë rast e tipit: AK 47, dy (2) karikatorë dhe katёrmbёdhjetё (14) fishekё cal. 7.62mm.

Tё dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit ndalohen për 48 orë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera