Lajme

Arrestohen të dyshuarit që vodhën stoli, u sekuestrohen dy armë

Autori: Gazeta inFokus 11:39 | 12 February 2023

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë ka arrestuar tre persona nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

E.A, H.S dhe A.A janë personat  e arrestuar, derisa është identifikuar edhe blerësi.

Gjatë aksionit policer janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri dhe gjësendet që dyshohet se janë vjedhur- stoli, ora dore.

-Advertisement-

Mund të jetë një imazh i para
Mund të jetë një imazh i orë dore
Mund të jetë një imazh i orë dore
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Mund të jetë një imazh i ambiente të brendshme
Mund të jetë një imazh i orë dore
Mund të jetë një imazh i bizhuteri dhe ambiente të brendshme

Njoftimi i plotë:

Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje të rëndë, sekuestrohen dy armë zjarri

Mbrëmë nga njësiti i hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës,  janë arrestuar tre persona të dyshuar për veprën vjedhje e rëndë.

Peronat e dyshuar :

– E. A, mashkull 41 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

– H. S, mashkull 36 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës

– A.A, mashkull, i mitur,  shtetas i Republikës së Kosovës, me vendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

Ndërsa personi i identifikuar si i dyshuar për blerje, pranim të gjësendeve të vjedhura,

– B. A, mashkull 48 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, aktualisht ndodhet në arrati.

Arrestimi i të dyshuarve ka ardhur si rezultat i një pune të shkëlqyer hetimore të cilën specialist për hetimin e krimit e kanë bërë në rastin e denoncuar me datën 10.02.2023.

Pjesë e aksionit policor ka qenë edhe kontrolli i dy lokacioneve të ndryshme ku personave të dyshuar u janë gjetë dhe sekuestruar dy armë zjarri dhe gjësendet (stoli, disa ora dore,  etj.), që dyshohet se janë të vjedhura.

Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke kryer veprimet e nevojshme, lidhur me veprën vjedhje e rëndë dhe dy armëmbajtje pa leje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera