Lajme

Arrestohen shtatë persona në Gjakovë

Autori: Gazeta inFokus 13:16 | 24 March 2022

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar shtatë persona në Gjakovë të dyshuar për falsifikim të parasë, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një njoftimi nga policia kanë thënë se pas një pune operative të suksesshme kanë identifikuar të dyshuarit.

“Gjatë kontrollit sipërfaqësor për siguri të automjetit dhe personave, në portofolin e njërit,  tani të dyshuarit është gjetur një kartëmonedhë në apoen prej 100 euro, e dyshuar si e falsifikuar. Zyrtarët policor ne vazhdën e punës operative kanë identifikuar një grup të dyshuarishë, ka lokalizuar vendndodhjen e tyre dhe ka shoqëruar në Stacionin policor edhe pesë(5) persona, ku gjate kontrollit tek një i dyshuari janë gjete edhe gjashtë (6)  bankënotë në apoen nga 100 euro te cilat dyshohet se janë te falsifikuara”, thuhet në njoftimin e policisë.

-Advertisement-

Po ashtu në këtë njoftim bëhet e ditur se paratë e gjetura dhe të dyshuara për falsifikim janë konfiskuar.

“Me konsultim me prokurorin kujdestar pas intervistimit  katër të dyshuar të mitur: B.P. i lindur në vitin 2005, sh/k, A.P. i lindur në vitin 2005, sh/k, F.G. i lindur në vitin 2005, sh/k, dhe A.S. i lindur në vitin 2005, iu është caktuar masa ndalim policor prej 24 orësh, kurse tre personave tjerë të dyshuar:  E.R. i lindur në vitin 2004, sh/k, K.N. i lindur në vitin 2003, sh/k dhe A.B.i lindur në vitin 1999, sh.k. iu është caktuar masa ndalim policor prej 48 orësh”, thuhet tutje në njoftim./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera