Lajme

Arrestohen prindërit në SHBA, mban të lidhur 13 fëmijët

Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 16 January 2018

Dy prindër janë arrestuar në Kaliforni, pasi policia ka gjetur 13 vetë që dyshohet se janë mbajtur të mbyllur në shtëpinë e tyre, disa prej të cilëve të lidhur në krevate me zinxhirë.

David Allen Turpin, 57 vjeç, dhe Louise Anna Turpin, 49 vjeçe, janë dërguar në arrest nën akuzat për torturë dhe rrezikim të fëmijëve.

Trembëdhjetë personat – të moshës midis dy dhe 29 vjeç – janë gjetur në një shtëpi në Perris, 95 kilometra në juglindje të Los Angelosit, tha policia. Të gjithë ata besohet se janë vëllezër dhe motra. Zyrtarët janë alarmuar nga njëra prej viktimave, e cila ka arritur të ikë dhe të thërrasë numrin e urgjencës “nga një telefon që ka gjetur brenda shtëpisë”, tha policia.

-Advertisement-

Po sipas saj, oficerët më pas “kanë gjetur disa fëmijë të lidhur në shtretërit e tyre me zinxhirë, në një mjedis të errët dhe me erë të keqe”. Prindërit nuk kanë qenë në gjendje të japin menjëherë arsye logjike përse fëmijët e tyre janë mbajtur në atë mënyrë, tha policia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera