Lajme

Arrestohen nga policia serbe dy qytetarë të Podujevës, u kapën duke prerë dru në fshatin kufitar serb

Autori: Gazeta inFokus 22:59 | 26 March 2022

Dy persona, që dyshohet se janë qytetarë të Komunës së Podujevës, janë arrestuar sot nga policia serbe në fshatin e brezit kufitar Dabinovc të Kurshumlisë që kufizohet me fshatin Dumicë të Podujevës.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë të arrestuarit janë G.M (2000) dhe N.M. (1969). Të njëjtit dyshohen për vjedhje të pyjeve.

“Policia ka arrestuar të dyshuarit në Dabinovc, ku në mënyrë të paligjshme kanë prerë pyllin dhe me këtë rast ka konfiskuar një traktor me rimorkio të punuar me dorë, të ngarkuar me dru zjarri dhe një sharrë elektrike me motor që të dyshuarit e kanë përdorur gjatë krimit”, thuhet në njoftimin  e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, transmeton Telegrafi.

-Advertisement-

Sipas MPB-së serbe, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të dërgohen në prokurorinë kompetente.

Arrestimin e dy qytetarëve llaojanë e ka konfirmuar edhe Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i cili ka thënë se rasti ka ndodhur më 25 mars.

“Më herët u interesova për rastin. Ka ndodhur me datën 25 mars në orën 14:00. Duket që janë arrestuar duke prerë drunjë. Familjarët e kanë lajmëruar rastin. Policia ua ka marrë traktorin dhe drunjtë”, ka thënë Bulliqi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera