Lajme

Arrestohen dy persona të dyshuar për falsifikim parash e para të vjedhura

Autori: Gazeta inFokus 10:03 | 17 April 2024

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, të cilët dyshohen për ‘falsifikim parash’, derisa ua ka konfiskuar mbi 25 mijë euro.

“Të dyshuari R.P., (viti i lindjes 1984, mashkull kosovar) dhe E.R., (viti i lindjes 1996, mashkull kosovar), dyshohet se kanë falsifikuar para, respektivisht janë marrë me vënien në qarkullim të parave të falsifikuara apo parave të vjedhura/grabitura nga ndonjë institucion bankar (para me ngjyrë). Te të njëjtit, gjatë kontrollit të veturës me targa vendore, me të cilën udhëtonin, janë gjetur para në vlerë 25.316 euro (të bëra me ngjyrë), andaj personat e dyshuar janë arrestuar për procedura të mëtejme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje theksohet se hetuesit policorë, gjatë tërë kohës kanë qenë në koordinim me prokurorin e rastit, në konsultim më të, ndaj dy të dyshuarve të lartcekur, është iniciuar rasti karshi veprës penale: ‘falsifikim i parasë’.

-Advertisement-

“Sot, më 17.04.2024, të dyshuarit janë intervistuar në cilësi të personave të dyshuar në prezencë të avokatëve mbrojtës dhe me aktvendim të prokurorit, ata dërgohen në mbajtje për 48 orë”, thuhet tutje në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera