Lajme

Arrestohen dy persona në Malishevë, gjatë bastisjes policia sekuestroi një sërë armësh

Autori: Gazeta inFokus 10:50 | 22 July 2026

Policia ka njoftuar se dy persona janë arrestuar pasi që gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike AK/47 me një karikator dhe me 10 fishekë, një pistoletë TT me një karikator dhe një pjesë e pushkës automatike.

Ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 10:00 në fshatin Temeqin në Malishevë.

“Fsh. Temeqin, Malishevë / 21.07.2026 – 10:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike AK/47 me një karikator dhe me 10 fishekë, një pistoletë TT me një karikator dhe një pjesë e pushkës automatike. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

-Advertisement-

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy