Lajme

Arrestohen dy persona në Kamenicë – Policia konfiskon ar*më, mijëra euro dhe vula me stemë të Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 10:43 | 12 June 2026

Policia e Kosovës, ka njoftuar për arrestimin e dy personave në Kamenicë, për mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës, dhe, asgjësim apo fshehje e materialit arkivor, shkruan Gazeta Infokus

Në raportin e përditshëm, Policia shton edhe se, gjatë bastisjes në shtëpitë e tyre, janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë, 19.440 €, 91.500 dinarë, 200 dollarë, 1300 franga, vula me stemë të shtetit të serbisë, 6 lap top, 4 shtëpiza të kompjuterit, një telefon si dhe dokumente.

‘‘MBAJTJE NË PRONËSI, KONTROLL APO POSEDIM  I PA AUTORIZUAR I ARMËS /ASGJËSIM APO FSHEHJA E MATERIALIT ARKIVOR

-Advertisement-

Kamenicë / 22.04.2026 – NN. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se kanë kryer veprat  e lartcekura. Gjatë bastisjes në shtëpitë e tyre janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë, 19.440 €, 91.500 dinarë, 200 dollarë, 1300 franga, vula me stemë të shtetit të serbisë, 6 lap top, 4 shtëpiza të kompjuterit, një telefon si dhe dosje me dokumentacione si kontrata të punëtorëve nga sistemi paralel serb, dhe dokumente të tjera. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje’’, thuhet në raportin 24 orësh.

Kur zjarri godet biznesin, sigurimi bën diferencën: si u rikthyen Swiss Roleta dhe Pine Hotel në funksion me SIGAL
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy