Lajme

Arrestohen dy persona në Ferizaj, dyshohet se i shkaktuan lëndime trupore një tjetri

Autori: Gazeta inFokus 22:10 | 23 June 2023

Dy persona janë arrestuar në Ferizaj, pasi dyshohet se pas një zënke i kanë shkaktuar lëndime trupore një tjetri.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se të dyshuarit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë.

“Sot,  rreth orës 18:00 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se në fshatin Nerodime e Epërme të Ferizajt është një rast lëndimit trupor. Policët e rendit i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes . Nga hetimet e para është mësuar se të dyshuarit I.N (M/K) i moshës 64 vjeçar dhe B.N (M/K) i moshës 40 vjeçar,  pas një zënke i kanë shkaktuar lëndime trupore personit tjetër SH.K ( M/K) i moshës 35 vjeçar, të cilin për ndihmë mjekësore e kanë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”.

-Advertisement-

“Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’Lëndim i lehtë trupor’’, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera