Lajme

Arrestohen dy burra në Suharekë, sụlmuan tre zyrtarë policorë

Autori: Gazeta inFokus 09:24 | 21 September 2024

Dy burra janë arrestuar në Suharekë, të cilët dyshohen se kanë sulmuar fizikisht tre zyrtarë policorë.

Si pasojë, policët kanë pësuar lëndime trupore.

“Janë arrestuar dy të dyshuari meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit i kanë sulmuar fizikisht tre zyrtarët policorë, duke u shkaktuar lëndime trupore.  Gjatë  kontrollit njërit të dyshuar i është gjetur dhe konfiskuar një cigare me substancë që dyshohet të jetë  narkotike e llojit marihuanë.  Pas intervistimit, me vendim të prokurorit,  dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera