Lajme

Arrestohen dy burra në Prizren, merreshin me bixhoz

Autori: Gazeta inFokus 09:36 | 21 April 2022

Dy persona janë arrestuar të mërkurën në Prizren, pasi që ishin kapur duke zhvilluar lojra të fatit, shkruan Gazeta Infokus.

Gjithashtu, policia ka njoftuar se si prova material janë sekuestruar pesë aparate të lojërave të fatit.

Ndërkaq, dy të dyshuari janë dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

“Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera