Arrestohen 8 persona për marrje me prostitucion
Autori: Gazeta inFokus 15:36 | 21 July 2017
Policia e Kosovës ka arrestuar tetë persona pasi dyshohen për ‘mundësim në prostitucion dhe ofrim i lokaleve për prostitucion’, si dhe ‘marrje me prostitucion’.
Operacionet janë nëpër rajone të ndryshme, si në Prishtinë, Ferizaj, Mitrovicë, transmeton Infokusi.com
Komunikatën e plotë të policisë së Kosovës mund ta gjeni më poshtë:
“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, në kuadër të veprimeve operativo-hetimore, me qëllim të parandalimit të krimit dhe luftimit të të gjitha dukurive negative duke përfshirë edhe aktivitetet kriminale, gjatë javëve që po lëmë pas me sukses ka realizuar disa operacione taktike operative.
Operacione policore janë realizuar nëpër rajone të ndryshme, si në Prishtinë, Ferizaj, Mitrovicë etj., ku si rezultat janë arrestuar tetë (8) persona të dyshuar të përfshirë në veprën penale ‘mundësim në prostitucion dhe ofrim i lokaleve për prostitucion, veprën kundërvajtëse ‘marrje me prostitucion’ si dhe janë konfiskuar dëshmi materiale që mund të përdoren për procedim ligjor.
Këto veprime të kundërligjshme edhe si dukuri, përpos dëmtimit të imazhit të vendit, shtimit të pasigurisë në shoqëri, rritjes së problemeve familjare, ndikojnë edhe në shëndetin e qytetarëve, pasi që Policia gjatë zbatimit të operacioneve ka hasur edhe persona që kanë ushtruar veprimtarinë e ‘marrjes me prostitucion dhe që kanë qenë të infektuar me sëmundje të ndryshme. Andaj, u bëhet apel qytetarëve që t’iu shmangen veprimeve të tilla dhe për çdo rast të dyshuar të njoftojnë Policinë në mënyrë që organet kompetente të ndërmarrin masa parandaluese.”/INFOKUSI
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...