Lajme

Arrestohen 4 persona për vjedhje të derivateve nga ekskavatorët në magjistralen Prishtinë-Podujevë

Autori: Gazeta inFokus 16:15 | 18 September 2023

Katër persona janë arrestuar në magjistralen Prishtinë-Podujevë, pasi dyshohen se kanë arritur të marrin sasi të ndryshme të derivateve të ekskavatorëve që po kryejnë punime në atë zonë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se në mesin e të arrestuarve janë tre të mitur.

“Arrestohen katër persona të dyshuar për vjedhje. Sot nga njësite policore të stacionit të Podujevës, në fshatin Lupç, janë arrestuar në flagrancë katër persona të dyshuar për vjedhje. Rasti ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Podujevë, ku personat e dyshuar nga ekskavatorët (që po kryejnë punimet në atë zonë) kanë arritur të marrin sasi të ndryshme të derivateve”, tha Ahmeti.

-Advertisement-

“Personat e dyshuar (tre nga ta të mitur), me vendim prokurorit të Shtetit, janë dërguar në mbajtje dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë për veprën “Vjedhje”, shtoi ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera