Arrestohen 3 persona dhe konfiskohen mbi 13 kg drogë në Prishtinë/FOTO

Autori: Gazeta inFokus
11:42 | 12 May 2017
Policia e Kosovës në dy raste të ndara konfiskon mbi 13 kg substancë narkotike dhe arreston tre persona të dyshuar
Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) me njësitet e saja relevante, me datën 11 maj 2017, ka realizuar një operacion policor në dy lokacione të ndara, i cili ka rezultuar me gjetjen dhe konfiskimin e mbi 13 kilogramë substancë narkotike si dhe me arrestimin e 3 personave të dyshuar për kryerjen e veprave penale ‘blerje, posedim, shitje ose shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.
Në rastin e parë:
Pas një hetimi të realizuar nga Njësiti për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prishtinë dhe në asistencë të NJRSH-Prishtinë, me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë janë bastisur dy lokacione në Prishtinë, ku gjatë bastisjes janë gjetur dhe janë konfiskuar gjithsej 4054.8 gramë (4 kg e 54.8 gr.), 4 telefona dhe 113.30 euro, të cilat dëshmi janë fotografuar dhe janë evidentuar nga Krimteknika.
Me këtë rast është bërë arrestimi i tre personave të dyshuar të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale ‘blerje, posedim, shitje ose shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.
Personat e arrestuar në këtë rast janë:
S. S. lindur me 1973 f/sh/k
B. H. lindur me 2001 m/sh/k
O. S. lindur me 1999 m/sh/k
Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prishtinë personat e dyshuar dërgohen në qendrën e mbajtjes.
Në rastin e dytë:
DHTN-ja, pas marrjes së informatave se një person merrej me shitblerje të narkotikëve, me urdhër të Gjykatës Themelore Prishtinë, kanë bërë kontrollimin e një shtëpie në Prishtinë, ku gjatë kontrollit kanë gjetur dhe kanë konfiskuar 11 paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 9374.1 gramë (9kg e 374.1 gr.).
Identiteti i personit të dyshuar është i njohur për Policinë dhe njësitë relevante policore janë në kërkim dhe hetim të mëtutjeshëm të rastit.
Të bashkëngjitura më poshtë gjeni foto të substancës narkotike nga të dy rastet:

Të tjera
-
Kurti e falënderon ambasadorin norvegjez për rolin e rëndësishëm të Norvegjisë përgjatë viteve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar sot me ambasadorin e Norveg...
-
Ekzekutohen pagat për muajin mars, a ka shtesa për zyrtarët publikë?
Ministria e Financave dhe Ministria e Punëve të Brendshme njofton të gjithë z...
-
Voziti 128 kilometra në orë më shumë se sa lejohet, 500 euro gjobë dhe i ndalohet vozitja për 1 vit
Policia e Kosovës ia ka ndaluar një gjakovari të vozisë veturën shkaku se e k...
-
Donald Trump mund të shkojë në burg, mbesa bën thirrje për festë: Ia dolëm!
Mary Trump, mbesa e Donald Trump, thotë se aktakuza e xhaxhait të saj është p...
-
Rrahet polici në aeroportin “Adem Jashari”, dërgohet në QKUK
Dy burra janë arrestuar pasi kanë sulmuar një zyrtar policor gjatë kryerjes s...
-
HRW: Gjykata e Hagës nxjerr në pah nevojën për drejtësi 24 vjet pas luftës në Kosovë
Gjyqi ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe tre të tjerëve me aku...
-
Petkoviq kritikon Kurtin për qëndrimin rreth vizitës eventuale të Vuçiqit në Kosovë
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, e ka krit...
-
Digjen edhe tri vetura të tjera me targa RKS në veri
Mbrëmë pas mesnatës janë djegur tri vetura me targa RKS, të cilat i përkisnin...
-
Osmani kujton masakrat e Pastasellës dhe Malishevës: Kujtimi për ta është i përhershëm
Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar 24-vjetorin e Masakrës së Pastasellës ...
-
Arrestohet një person në Prishtinë për hyrje në sistemet kompjuterike
Policia e Kosovës bëri të ditur se është identifikuar dhe arrestuar i dyshuar...
-
Vdes një person në Prishtinë derisa ishte me vëllanë dhe shokun e tij
Një person ka vdekur pasditën e së të enjtës në Prishtinë, deri sa ishte me v...
-
Von Cramon: Edhe Kosova edhe Serbia fajtore për mungesë progresi në dialog
Të dyja palët janë fajtore për faktin se progresi në negociatat ndërmjet Pris...