Lajme

Arrestohen 2 persona për zjarrvënie të qëllimshme në Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus 10:04 | 19 July 2017

Dy persona janë arrestuar nga policia e  Delvinës me akuzën e zjarrvënies së qëllimshme. Në pranga kanë përfunduar Kastriot Zh, 45 vjeç dhe Naim H, 36 vjeç, të dy banues në Delvinë, pasi të mërkurën e javës së kaluar kanë djegur një sipërfaqe prej 80 hektarësh kullotë dhe shkurre në Malin e Muzgësë. Materialet për këtë rast i kanë kaluar Prokurorisë për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr, kryer në bashkëpunim”.

Njoftimi  i policisë: Policia ndalon dy shtetas të cilët dyshohen se janë autorë të djegies së një sipërfaqe të gjerë toke në fshatin Kalasë të Delvinës! Ndalohen shtetasit: Kastriot Zh., 45 vjeç, banues në Kopaçëz, Delvinë. Nazmi H, 36 vjeç, banues në Kalasë, Delvinë. Policia ka bërë kapjen dhe ndalimin e tyre, pasi nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas janë autorë të ngjarjes së ndodhur më datë 12.07.2017, në fshatin Kalasë, Delvinë, ku është djegur një sipërfaqe prej 80 ha kullote dhe shkurre në Malin e Muzgësë

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera