Arrestohen 10 persona në Shqipëri: Tentuan t’i dërgojnë ilegalisht 16 të mitur nga Kosova për në Itali
Autori: Gazeta inFokus 19:13 | 27 December 2022
Policia në Portin e Durrësit ka arrestuar 10 persona si pjesë e operacionit “Ekipi”, pasi ishin kapur duke tentuar të dërgojnë ilegalisht për në Itali, 16 shtetas të mitur nga Kosova.
Sipas deklaratës së policisë, të miturit ishin kamufluar si pjesë e një ekipi sportiv, ndërsa të arrestuarit ishin prezantuar si menaxherë, trajnerë dhe fizioterapistë të ekipit.
Është bërë e ditur se të gjithë të arrestuarit ishin banues në Kosovë dhe njërit prej tyre i janë gjetur dhe sekuestruar 5945 euro.
Në deklaratë thuhet se organizatorët ishin paguar 3 mijë deri në 4 mijë euro nga të miturit dhe prindërit e tyre, për t’i ndihmuar të kalonin ilegalisht drejt Italisë, ndërsa llogaritet se fitimet totale të këtij organizimi illegal kanë arritur në rreth 50 mijë euro.
Deklarata e plotë e Policisë së Shtetit:
Port Durrës/Finalizohet operacioni “Ekipi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve.
Operacioni u zhvillua nga Policia Kufitare Durrës dhe Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës.
Tentuan që të kalonin drejt Italisë, 16 shtetas të mitur, kundrejt fitimit 3000-4000 euro për secilin, duke u kamufluar si pjesë e një ekipi sportiv, vihen në pranga 10 shtetas.
Të miturit janë prezantuar si ekip sportiv, ndërsa të arrestuarit janë prezantuar si menaxherë, trajnerë dhe fizioterapistë të ekipit sportiv.
Njëri nga të arrestuarit, organizatori i kësaj veprimtarie kriminale. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi i janë gjetur dhe sekuestruar 5945 euro.
Shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të shtuara në PKK Durrës, në kuadër të planit të masave për festat e fundvitit, bazuar dhe në inteligjencën informative për një rast të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Ekipi”, për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë 10 shtetas:
B. B., 48 vjeç, D. Sh., 32 vjeç, D. G., 36 vjeç, F. B., 21 vjeç, F. Gj., 54 vjeç, A. D., 21 vjeçe, Q. K., 20 vjeçe, E. D., 21 vjeç, A. K., 22 vjeç dhe B. H., 37 vjeç, të gjithë banues në Kosovë.
Të gjithë këta shtetas dyshohet se kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin, për të ndihmuar 16 shtetas të mitur nga Kosova (të moshës 17 vjeç), që të kalonin në mënyrë të paligjshme drejt Italisë. Shtetasit e arrestuar janë prezantuar si anëtarë të bordit të ekipit sportiv që përbëhej nga 16 shtetasit e mitur që ata po shoqëronin.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se të miturit dhe prindërit e tyre u kanë dhënë këtyre shtetasve, 3000 – 4000 euro, për t’i ndihmuar të miturit që të hynin në Itali, ku më pas dyshohet se do të kërkonin azil.
Gjithashtu, nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi B. H. ka organizuar transportimin e shtetasve të mitur dhe të personave të tjerë tashmë të arrestuar, nga Kosova në Kukës dhe më pas në Durrës, me autobusin e një kompanie turistike në Prishtinë. Gjatë kontrollit fizik, Policia i ka gjetur këtij shtetasi 5945 euro, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.
Të tjera
-
Ganimete Musliu: Prishtina është gati për fitoren e Kosovës, sepse me Bedri Hamzën fiton Kosova
Partia Demokratike e Kosovës ka zhvilluar mbrëmë një takim me banorë të lagje...
-
Shtyhet deri në këtë datë afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtyrë afatin për regjistrimin e votuesve m...
-
Policia jep detaje të reja: Trupi i pajetë u gjet në malet mes fshatit Zaskok dhe Manastirc
Policia në Ferizaj ka lëshuar një komunikatë për rastin e vrasjes së Bekim Va...
-
Sveçla: Kosova prin në rajon për reformë në administratë publike
Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla thotë se në bazë të një raporti të SIGMA-s...
-
Rukiqi pas deklaratës së Kurtit del me një krahasim ekonomik mes Gjermanisë dhe Kosovës
Kandidati i LDK-së për deputet, Berat Rukiqi, ka reaguar ndaj deklaratë së kr...
-
Ramush Haradinaj: Në Korishë mbështetje e madhe për Kosovën Fituese
Kandidati për kryeministër i koalicionit të ‘Kosovës Fituese’, Ramush Haradin...
-
Besnik Tahiri liston arsyet se pse AAK po kërkon ballëhapur votën e qytetarëve me 9 shkurt
Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka r...
-
KQZ tregon se në përfaqësi diplomatike mund të votojnë vetëm 20,324 shtetasit që janë regjisturar paraprakisht
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka sqaruar se shtetasit e Kosovës që nuk janë ...
-
Mediumi amerikan publikon një listë të personave me urdhër largimi nga SHBA’ja, 118 kosovarë pjesë e saj
Mediumi amerikan publikon një listë të personave me urdhër largimi nga SHBA’j...
-
Haradinaj pret mërgimtarët që po vijnë për të votuar: Diaspora e do një Kosovë që fiton, krenar me ju
Kandidati për deputet nga AAK-ja, Daut Haradinaj ka thënë se po pret grupet e...
-
Projeksioni i Shenoll Muharremit për zgjedhjet: VV-ja 35%, PDK-ja 22.5%, LDK-ja 21.65%, AAK-ja 9.94%
Njohësi i statistikave, Shenoll Muharremi, ka publikuar projeksionin përfundi...
-
Gjendet i vdẹkur në mal personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, Policia arreston një të dyshuar për vrạsjen e tij
Policia e Kosovës ka arrestuar një person me inicialet L.F, i cili dyshohet p...