Lajme

Arrestimi i mjekëve në Gjilan, flet drejtori i spitalit

Autori: Gazeta inFokus 13:16 | 30 April 2023

Për arrestimin e mbrëmshëm të dy mjekëve në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan për marrje ryshfeti, ka folur drejtori i këtij institucioni, Arsim Emini.

Emini tha se mjekët janë arrestuar sa ishin në ndërrimin e kujdestarisë.

“Mbrëmë rreth orës 20 jam njoftuar prej palës, e cila ka kërkuar shërbim për motrën në spital, që i kishte denoncuar dy mjekët, informatë jozyrtare kjo. Pastaj nga Krimet Ekonomike jam njoftuar se janë arrestuar dy mjekë, njëri kirurg e tjetri anesteziolog, për marrje ryshfeti, pasi kanë qenë në ndërrimin e kujdestarisë, më kanë njoftuar në mënyrë që pacientët të mos mbesin pa shërbime. Pastaj rreth orës 23 jam njoftuar se të dy mjekët janë ndaluar për 48 orë”, ka thënë Emini për Klankosova.tv.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera