Lajme

Arratisja e madhe, mjekë dhe infermierë duan të “zhduken”

Autori: Gazeta inFokus 17:22 | 20 May 2017

Studentet shqiptare po kërkojnë te mësojnë gjuhen gjermane. Arsyeja është e thjeshtë: Duan te ikin ne Gjermani, sepse puna e tyre paguhet dhe vlerësohet me shume atje.

Eriola Bulku ka dy vite qe ka mbaruar studimet per Infermieri te Përgjithshme, dhe prej 1 viti e gjysmë është ne marrëdhënie pune. Kjo nuk e ka penguar qe te ndjeke kursin e gjuhës gjermane dhe tashme po pret vetëm vizën nga ambasada, për t’u larguar nga Shqipëria.

Por degët e mjekësisë, nuk janë te vetmet qe po dërgojnë studente dhe profesioniste ne shtetin gjerman. Meridita Kola, koordinatore në një qendër gjuhësh të huaja, thotë se gjermanishtja është më e preferuara kohët e fundit.

-Advertisement-

Gjermania përbën aktualisht një nga tregjet më të mëdha në Evropë me mundësi të lartë punësimi, sidomos për infermierë, fizioterapistë dhe degë të tjera që lidhen me përkujdesjen shëndetësore./Vizion +/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera