Sport

Aro Muriq feston me trofeun e Premierligës

Autori: Gazeta inFokus 22:51 | 12 May 2019

Manchester City është shpallur sot (12 maj) edhe zyrtarisht për të dytën herë me radhë dhe për herë gjashtë në histori të tyre kampion i Ligës Premier.

‘Citizens’ zhvilluan një garë të ashpër me Liverpoolin në këtë sezon të ligës së Anglisë, duke e fituar titullin me vetëm një pikë dallim.

Pjesë e suksesit të Manchester Cityt është edhe Arijanet Muriqi, që ka marrë për herë të parë në duart e tij trofeun e Ligës Premier.

-Advertisement-

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës ka postuar një fotografi në llogarinë e tij në Instagram, ku shfaqet së bashku me Leroy Sane dhe Ilkay Gudogan pranë trofeut të ligës angleze.

Muriqi ishte në këtë sezon portieri i dytë i Manchester Cityt, duke e zëvendësuar Claudio Bravon e lënduar, por që arriti shumë shpejt të marrë besimin e Pep Guardiolas, duke qenë vendimtar në disa ndeshjes të Kupës së Anglisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera