Arnold Schwarzenegger e konsideron Trump “presidentin më të keq”. Krahason trazirat në Capitol me nazizmin në Gjermani
Autori: Gazeta inFokus
12:40 | 11 January 2021
Të dielën, 73 vjeçari, postoi një video duke denoncuar presidentin e SHBA, Donald Trump dhe trazirat që shpërthyen në Capitol Hill, gjatë kohës kur ligjvënësit u mblodhën për të vërtetuar votat e kolegjit elektoral për fitoren e Joe Biden në nëntor.
“Unë jam rritur në Austri, jam shumë i vetëdijshëm për ‘Kristallnacht’ ”.
Ishte një natë inati kundër hebrenjve e kryer në vitin 1938 nga nazistët, tha ish guvernatori Republikan në një video-mesazh. “E mërkura ishte një ditë e tillë këtu në Shtetet e Bashkuara.”
“Unë u rrita në rrënojat e një vendi që pësoi humbjen e demokracisë. Unë kam lindur në 1947, dy vjet pas Luftës së Dytë Botërore. Duke u rritur unë isha i rrethuar nga burra të thyer që donin të hiqnin fajin e tyre për pjesëmarrjen në regjimin më të keq në histori”, kujtoi aktori.
Schwarzenegger vazhdoi të hedhë fajin te Trump për pretendimet e pabaza të mashtrimit të zgjedhjeve dhe “mashtrimit të njerëzve me gënjeshtra”.
“Babai im dhe fqinjët tanë u mashtruan gjithashtu me gënjeshtra dhe unë e di se ku të çojnë gënjeshtra të tilla,” tha ai. “Presidenti Trump është një udhëheqës i dështuar. Ai do të hyjë në histori si presidenti më i keq ndonjëherë.”

T� tjera
-
Kosova “vetëm” barazim ndaj Izraelit
Skuadra dardane ka arritur një barazim pa gola ndaj Izraelit në ndeshjen e lu...
-
Studentët në Tiranë bllokojnë rrugën te Zogu i Zi, disa tentojnë të heqin kangjellat e trotuareve
Protesta e thirrur nga studentët në Tiranë nisi fillimisht me bllokimin rrugë...
-
Aksident tragjik në Rrugën e Arbrit, vdesin dy persona, lëndohen pesë të tjerë
Një aksident i rëndë trafiku me pasoja fatale ka ndodhur pranë tunelit të Mur...
-
“Arlindën e lanë në duart e vdekjes, pronarin e lopës që kullot e arrestojnë”, Vjosa Osmani me kritika të ashpra ndaj institucioneve
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ashpër n...
-
Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
Festat e fundvitit janë më të bukura pranë familjes. Për bashkatdhetarët në G...
-
Kamberi: Presim nga pushteti i ri t’i japë fund praktikës së injorimit të problemeve të shqiptarëve, duam barazi, jo mëshirë politike
Kandidati i parë në listën e Koalicionit Shqiptar, Shaip Kamberi, ka deklarua...
-
Rama: Në 2027 nis përgatitja e traktatit të anëtarësimit në BE
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën përmbyllëse në Asamblenë Kombëtare të...
-
Forca Kosovë! – Nis përballja me Izraelin në “Fadil Vokrri”
Ka nisur ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, e vlefshme për Ligën e Kombev...
-
Masa të shtuara sigurie pranë stadiumit “Fadil Vokrri” para ndeshjes Kosovë – Izrael
Atmosferë e veçantë është krijuar pranë stadiumit “Fadil Vokrri”, pak para nd...
-
Mijëra fluturime të anuluara në SHBA, ndërprerjet prekin edhe aeroportet kryesore europiane
Më shumë se 3,300 fluturime brenda SHBA-së, drejt ose nga SHBA-ja janë anulua...
-
Rama kërkon votim për përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës në Asamblenë e PS’së
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste po vijon punimet me dyer të mbyllura...
-
Kurti: Kosova dëshiron të kontribuojë në një Evropë më të bashkuar dhe më të sigurt
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur një adresim dhe...






























