Lajme

Armët me postë nga Rinasi, akuza gjurmon një anglez, vizitoi Shijakun para disa ditësh

Autori: Gazeta inFokus 09:47 | 30 August 2017

Teksa ka mbyllur në qeli 32-vjeçarin Saimir Çullhai dhe ka shpallur në kërkim shtetasin Neritan Faria, strukturat e antiterrorit dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda, janë përqëndruar tek intenerari i një shtetasi anglez.

Emri i personit anglez që mendohet se ka hyrë në Shqipëri rreth datës 20 gusht 2017, nuk bëhet i ditur, por burimet pranë prokurorisë sqarojnë se pikërisht ky person mendohet se ka vizituar për tre ditë Shijakun, ku bashkë me të ka qënë dhe një femër.

Informacionet operative që kanë mbëritur nga policia në Prokurorinë e Krimeve të Rënda hedhin dyshime të forta se vizita e shtetasit Anglez në Shijak, mund të jetë kryer pikërisht për të porositur armët dhe vendosur së bashku me shqiptarët një strategji se si duhet të mbërinin automatikët në Angli.

-Advertisement-

Nga ana e burimeve shpjegohet pikërisht ky shtetas është larguar nga Shqipëria në 24 gusht 2017 përmes aeroportit të Rinasit. Për të hedhur dritë mbi indentitetin e tij hetuesit po verifikojnë kamerat e sigurisë të aeroportit, për të siguruar të dhëna shtesë mbi këtë të dyshuar e për t’ia përcjellë më tej autoriteteve britanike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera