Lajme

Armend Zemaj: Kosova në terr, Qeveria vazhdon mashtrimin

Autori: Gazeta inFokus 17:19 | 24 December 2024

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka kritikuar Qeverinë në krye me Albin Kurtit se po vazhdon mashtrimin, shkuan Gazeta Infokus.

Kjo sipas tij se një pjesë e madhe e Istogut, Malishevës por edhe në disa pjesë të Kosovës janë pa rrymë.

“Kosova në terr! Qeveria vazhdon mashtrimin. Pjesa me e madhe e Istogut pa rrymë, njejtë në Malishevë, e gati në secilën pjesë të Kosovës. Ky është menaxhimi skandaloz i sektorit të energjisë ndersa qeveria pa asnjë reagim, asnjë iniciativë për përmirësimin e gjendjes, qindra biznese të dëmtuara, mërgimtarët në pushimet dimërore, për festat e fundvitit, po përballen me tmerrin e territ”, ka shkruar Zemaj në një postim në “Facebook”.

-Advertisement-

Ndryshe deputeti ka thënë se ky pushtet është i paaftë ku vërtetohet e nuk po arrin të i sigurojë kushtet elementare për jetë.

“Sa i paaftë është ky pushtet, vërtetohet kur nuk arrin t’i siguroj as kushtet elementare për jetë. Ndërkohë aftësinë më të madhe e kanë treguar për afera të shumta korruptive në sektorin e energjisë. Ftoj ZRRE-në të kthehet në nivelin e detyrës, pa qenë vegël e pushtetarëve të padishëm”, ka shkruar tutje Zemaj./Gazeta Infokus/

Më poshtë mund të gjeni postimin e tij të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera