Lajme

Armend Muja publikon një grafikon, thotë se papunësia në Kosovë u ul për 17 përqind gjatë qeverisjes Kurti

Autori: Gazeta inFokus 11:00 | 05 October 2022

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka prezantuar rritjen numrit të vendeve të punës nën qeverisjen “Kurti 2”.

Muja ka theksuar se shkalla e papunësisë në Kosovë është ulur në 17.7%.

Sipas deputetit gjatë vitit 2021 janë raportua rreth 32,000 vende pune më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2019.

-Advertisement-

“Indikatoret kryesor te tregut te punes: numri i te punesuarve gjate tremujorit te trete 2021 ka arritur ne 414,705, ndersa shkalla e papunesise eshte ulur ne 17.7% (ASK, 2022). Gjate vitit 2021 jane raportuar rreth 32,000 vende pune me shume krahasuar me periudhen e njëjtë te vitit 2019. Shkalla e papunesise eshte ulur nga 24.6 ne 17.7%”, shkruan Muja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera